Besniki i Dukagjinit dhe ai i Preshevës, në Winterthurë, natën e bëjnë ditë

Diaspora

Besniki i Dukagjinit dhe ai i Preshevës, në Winterthurë, natën e bëjnë ditë

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Kemi dëgjuar, se buka e gurbetit është e shijshme, ose ai që e ka shijuar, vështirë ti largohet. E pra, kështu, jeta po kalohet. Punë dhe vetëm punë e pakëz dritë e në rastin tonë të këtij shkrimi, dy Besnikat, njëri nga Dukagjini dhe tjetri nga Lugina, natën e bëjnë ditë, janë të parët dhe të fundit që hyjnë dhe dalin nga stacioni i trenit në Winterthur, duke mbajtur punëtorit e tyre me zemër e e shumë shpirt, për një ditë më të mirë për ata dhe për familjet e tyre. Është interesant fakti, sepse punëtorë si ata dy rrallë se i gjenë. Shpesh sheh punëdhënësi nuk punon, por këta dy Besnikat, jo vetëm që punojnë shumë, por nuk dijnë se çka është lodhja. Po shkove në stacion të trenit, do ti shohësh duke punuar, kur shumë të tjerë bëjnë gjumë. Ata ndër të tjera na thanë: „Na mer malli të bëjmë gjumë si duhet. Ose, kur e kemi të lirë, na del gjumi, sepse jemi mësuar në ate orë të jemi në punë. Por, u jemi falënderues zotit dhe miqëve tanë zviceranë, që na kanë dhënë mundësi që të punojmë“.

Winterthur, 27 janar

Në këtë kohë të rëndë që po e përjeton i gjithë globi me Covid-19 me dëme të shumta e të paparashikueshme, edhe mërgata jonë në Zvicër po e mbijeton me shumë vështirësi. Siç dihet, në gjithë europën, por edhe në SHBA e gjithandej, mërgimtarët tanë, kanë hapur firma të ndryshme dhe aty kanë punësuar edhe punëtorë të shumtë, që me punën e tyre mbajnë familjet e tyre. Nuk është më koha, kur mërgimtarët tanë, kanë shkuar në një vend të huaj dhe kanë punuar me muaj dhe pastaj janë kthyer në atdhe. Tash, jeta e mërgimit është bërë thuajse jetë e njejtë me të atdheut, sepse atje po kalohet jeta. E pra është e drejtë, se aty ku jeton është atdheu jotë. Sa i përket mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, këtë shtet e konsiderojnë si atdhe të dytë, sepse gjeneratë pas gjenerate kanë punuar e po punojnë dhe Zvicra tash, siç dihet ka një numër të madh të shqiptarëve të të gjitha trevave shqiptare, diku përmendet 250.000 e diku edhe më shumë, e saktësisht nuk dihet numri, por një është e sigurtë dhe që shihet, se është e pamundur, që të jesh diku në Zvicër në ndoj pjesë të saj e të mos dëgjosh shqip. Po, zviceranët kanë pasur e kanë respekt për shqiptarët, sepse gjeneratë pas gjenerate kanë punuar me shpirt e sinqeritet, duke e mbajtur punën dhe prandaj, sot është edhe numri shumë i madh i tyre, që jetojnë e veprojnë. Për të folur, se mërgata shqiptare e vlerëson atdhe të dytë Zvicrën, na duhet të flasim shumë e shumë edhe ate me fakte, duke u nisur nga ajo se janë shumica me shtetësi zvicerane, janë të integruar si duhet në këtë shoqëri, kanë shtëpitë e tyre, kanë firma e kështu me radhë. Pra, Zvicra, është në zemrat e çdo shqiptari, si atdhe të dytë. I vogël e i madh, kudo që gjendet e njohin Zvicrën dhe bujarinë e humanizmin që e kanë pasur dhe e kanë zviceranët ndaj shqiptarëve. Zvicra gjithmonë ishte solidare për kombin tonë dhe është edhe sot e kësaj dite dhe për këtë kemi sa të duash dëshmi. Pleq e të rinjë, nëpër shtëpitë e tyre, krahas flamuri tonë kombëtarë kuq e zi e kanë edhe flamurin e Zvicrës. Ose, edhe në atdhe, nëse mbahet ndoj dasëm apo festë tjetër e mërgimtarëve tanë, ata afër flamurit tonë kombëtarë e mbajnë edhe flamurin zviceran. Pra, edhe rinia jonë, është e intergruar nëpër shumë vende të ndryshme të punës në shoqëri zvicerane, sepse këtu në Zvicër, dera është e hapur për secilin që e donë pujnën dhe e respekton ligjin. E ligji është mbi të gjitha, prandaj Zvicra është kjo që është sot. E mërgimtarët tanë, kanë mësuar shumë nga ky shtet i ligjit dhe ate mundohen ta japin edhe në atdhe.E tani, po ndalemi me disa fjalë, për dy mërgimtarë tanë, njëri nga Lluka e Epërme komuna e Deçanit dhe tjetri nga Presheva. Dy Besnikat, rastësi, janë dy shokë të mirë, njëri nga një biznes tjetër dhe tjetri një tjetër, por janë përballë njëri tjetrit. Ata janë miq të mirë dhe nderohen si vëllezër njëri me tjetrin. Pse u ndala ti shkruaj disa fjalë për Besnikun e Dukagjinit dhe të Luginës? Nuk do shumë koment, çdo ditë, në stacionin hekurudhorë të Winterthurës kantoni Cyrih, i gjenë thuajse të parët, që punojnë. Besnik Mulaj ka tre pika të të shitjes, kioskë ( shitore të vogla e shumë të njohura në Zvicër) të Valorës në Winterthur, njërin poshtë në stacion të trenit, njërën lart dhe tjetrën në hyrje të qytetit, në ardhje nga Embrahi. Besnik Mulaj në Zvicër ka ardhur në vitin 1998, si shumë të rinjë të tjerë. Ai prej ditës së parë nuk është ndalur së punuari. Besniku është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Kosovën e viziton shumë shpesh sepse atje ka edhe familjen e tij të ngushtë. Z.Mulaj, është punëtorë i madh, ai gjithmonë ka respektuar ligjin dhe është dalluar nga të tjerët. Pas disa viteve, konkretisht në vitin 2012 së bashku me bashkëshorten e tij, kanë marrur tre pika të kioskave, ose ju ka besuar nga kompania e njohur zvicerane Valora për ti drejtuar.

Ai edhe pse është drejtues i tyre, punon më shumë se krejt punëtorët. Ora 02 i mesnatës, ate e gjenë duke vrapuar lartë e poshtë, duke i mbushur pikat e tij me produkte, që kurë të vijnë punëtorët gjithçka të jetë gati për të hapur e për ti shërbyer klientëve të tij. Natën e bënë dritë. Nuk është e lehtë të fitohet në Zvicër, duhet punuar shumë, na thotë ndër të tjera, z.Mulaj. Sytë e tij shiheshin të lodhur, balli plot me djersë, sepse me sytë tanë e pamë, duke bajtë material shumë, me një fjalë, është krenarë me punën e tij, por edhe lodhja nuk duhet harruar. Ai gjithmonë flet për familjen e tij të ngushtë. Flet për sukseset e fëmijëve të tij, fletë për pleqërinë e babit, për sukseset e vëllaut të tij në Kosovë e për dashamirë të tjerë. Z.Mulaj ka katër vëllezër: Bajramin, Bujarin, Blerimin dhe Besartin. I djeg shpirti për Kosovë, por me shumë dashamirësi, falënderon Zvicrën që i ka dhënë mundësi të ketë suksese. Ai na tha ndër të tjera, se me bashkëshorten e tij, shumë kanë sakrifikuar që të vetëm me punë të arrijnë suksese. Ora 02 i mesnatës, Besniku i afrohet Besnikut të Preshevës, Besnik Hebibit, që është drejtues i Brezel König në Winterthur, njërën shitore e ka një korsinë 4 dhe 5 dhe tjetrën poshtë në stacion, ose janë ballë përballë me kioskën Valora ku e drejton Besnik Mulaj. Aty flitet shqipja dhe të dukej se je në atdhe. Bashkëbisedojnë nëmes veti dhe i urojnë njëri tjetrit suksese.

„Nuk e shohim diellin duke dalë“

Dy Besnikat duke punuar që të jenë të përpiktë me profesionet e tyre, nuk e shohin as orën e as diellin por kuptojnë se paska ardhur koha e drekës, kur duhet punëtorët e tyre të drekojnë, apo të ndërrojnë orarin e punës. Të flasësh për Besnik Mulaj na duhet shumë e shumë faqe, por, një është e sigurt, se është atdhetarë i madh, bëmirës, familjarë dhe që respekton punën sepse siç thotë edhe ai vetëm vetëm me punë arrihen sukseset. Nuk priton, me kënaqësi zgjohet nga gjumi, puthi sytë e vajzës dhe të djalit dhe lutem, që të kaloje kjo ditë mirë. Më mer malli për prindërit, kujtojë fjalët e tyre, dua të jem si duhet, të mos bëjë gabime, sepse ne shqiptarët jemi të njohur për punë, besë e humanizëm. Ashtu duke biseduar në mëngjesin e së shtunës së këtij janari, të dy Besnikat, i ka dëmtuar shumë kjo pandemi, në aspektin ekonomikë, por ata respektojnë çdo ligj që vjenë nga shteti zviceran, por realiteti është se ditë për ditë po humbasin, sepse nuk kanë klientelë siç kishin dikur, ngase, shumë po punojnë nga shtëpia e disa që janë duke punuar nëpër punëtori të ndryshme, po mbajnë maskat duke respektuar rregullat për mos infektim. Por, që të dy i mbanë shpresa, se shumë shpejt do të bëhet mirë dhe luten për këtë. Besnik Mulaj, rrallë që mer ditë të lirë, sepse edhe atëherë kur e ka të lirë, mendja i rrinë te puna, a thua, si po shkon e kështu me radhë. Shkurt e shqip, natën e bënë ditë e drita e asaj dite është me punë dhe vetëm punë. Është për të vlerësuar seriozitetin dhe mundin që e bënë Besniku për punë të dinjitetshme. Biseda jonë me dy Besnikat ishte përafërsisht 30 minuta, ashtu në këmbë, sepse ishin me mendje te puna, sepse një minutë nëse vanohen, atëherë nuk ju shkon mirë, por për respekt tonin, u ndalën dhe bashkëbiseduam. Besnik Hebibi si i ri është marrë me hapje të lokaleve, si kafiqe të asaj kohe në Preshevë. Në Preshevë, mundemi të themi lirisht, se është ndër të parët, që ka ditur të punojë me kamerë televizive, pra me kamerë profesionale. Ishte i dhënë pas teknikës. Me të ardhur në Zvicër, fillon punën në një postë në rrethinë të Cyrihut dhe pastaj merret me gastronomi, duke punuar në aeroport të Cyrihut, pastaj në Zug dhe rrethinë të Cyrihut. Edhe kur e ka kohën e drekës, ai nuk di të pushoj, ai me njërën dorë hanë dhe me tjetrën shkruan, mbanë shënime për punën e tij, për firmën e tij dhe për profesionin. Nuk pajtohet me lodhjen, nuk di se çka është mungesa në punë, ai tërë kohën rri duke menduar dhe kur punon, nderon shumë klientët, prandaj edhe është i dalluar për mikëpritje dhe për kualitet të produkteve që i përgadisin. Ai në punë është kolegë me punëtorët e tij, respekton shumë njëri tjetrin, nuk donë të tregohet se është drejtues i firmës, por mundohet të punoj më shumë se punëtori i tij. Besnik Hebibi në Zvicër ka ardhur në vitin 2004. Në vitin 2015 iu kanë besuar dy përfaqësitë e Brezel König në Winterthur, njëra tek korsia 4 e 5 e trenit dhe tjetra poshtë në stacion. Kur i sheh dy Besnikat, nuk të gjasojnë se janë punëdhënës, por punëtorë si të tjerët. Duke fshirë, e duke punuar e duke përgaditur. Edhe z.Hebibi, tregon, se pandemia e ka dëmtuar shumë, nuk ka punë si më herët, si ka pasur, çdo ditë, po dëmtohet. Por, ai nderon punën, mundohet të punoj edhe më shumë. Me punëtorët e tij sillet shkëlqyeshëm, respekton klientët, sepse siç thotë edhe ai vetë, pa klientë, nuk ka paga, prandaj, klienti është i pari. Në stacionin hekurudhë të Winterthurës, po rastësisht ju bje rruga, dëgjoni aromën e këndshme të brezel, që përgaditen nga Besniku, aroma e këndshme e kafes me shije të këndshme, pastaj e sendviçeve të freskëta. Brezel König në Zvicër njihet me produktet e saj të shijshme dhe ka shumë klientë besnikë. Edhe Besnik Hebibi është i martuar dhe ka dy vajza. Edhe ai siç na tha nuk po ia sheh rritën fëmijëve, sepse tërë natën në punë, pastaj pushon dhe përsëri në punë. I kushton kohë familjes, padiskutim, por siç thotë edhe ai, se pa punë nuk ka jetë, Beson shumë, se kjo pandemi të kalohet sa më shpejt dhe të kthehet puna e jeta si ishte. Ai na tha, se ka pasur shumë punëtorë, por po duhet reduktuar, sepse e ka të pamundur ti mbaj, sepse nuk ka shitje sa duhet. Dy Besnikat e shkrimit tonë, por edhe shumë afaristë të tjerë shqiptarë, janë dëmtuar nga kjo pandemi, ka edhe nga ata që i kanë mbyllur restaurantet, sepse nuk kanë mundur ti përballojnë gjendjes së rëndë të krijuar.

Zgjedhjet në Kosovë?

Besnik Mulaj dëshiron që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së dhe NATO-s. Sepse siç thotë edhe ai, si popull kemi vuajtur shumë. Do të duhej që të jemi më unikë dhe të punojmë më shumë. Ti japim hapësirë brezit të ri. Kosova ka shumë dijetarë. Ai na tha ndër të tjera, se vëllau i tij i vogël, Besarti, është i shkolluar, por vështirë të gjej punë në profesionin e tij. I vjen keq për vëllaun e tij dhe shumë intelektualë të tjerë, që nuk munden të punojnë në profesion të vetin. Shpreson, se një ditë do të vijnë ditë më të mira. Z.Mulaj, çdo ditë e kujton familjen e tij.

Buka e gurbetit

Kemi dëgjuar, se buka e gurbetit është e shijshme, ose ai që e ka shijuar, vështirë ti largohet. E pra, kështu, jeta po kalohet. Punë dhe vetëm punë e pakëz dritë e në rastin tonë të këtij shkrimi, dy Besnikat, njëri nga Dukagjini dhe tjetri nga Lugina, natën e bëjnë dritë, janë të parët dhe të fundit që hyjnë dhe dalin nga stacioni i trenit në Winterthur, duke mbajtur punëtorit e tyre me zemër e e shumë shpirt, për një ditë më të mirë për ata dhe për familjet e tyre. Është interesant fakti, sepse punëtorë si ata dy rrallë se i gjenë. Shpesh sheh punëdhënësi nuk punon, por këta dy Besnikat, jo vetëm që punojnë shumë, por nuk dijnë se çka është lodhja. Përbesë, është kënaqësi kur i sheh që të dy, të duket se janë vëllezër, sepse edhe ecjen e kanë të njejtë, shpejt dhe shikojnë si shqiponja, dijnë të dëgjojnë, dijnë të respektojnë dhe në fund dijnë të nderojnë. Janë shembull i mirë, se vetëm me punë arrihen sukseset e sidomos në kohë të vështira. Që të dy prindërit i kanë në atdhe, por më e sigurta i kanë në shpirt dhe i mbajnë gjithmonë dhe punojnë me amanetin e prindërve, që të punojnë shumë, të respektojnë ligjin dhe rregullat e shtetit ku po jetojnë dhe ti jenë mirënjohës Zvicrës, sepse Zvicra për shqiptarët është atdhe i dytë. Gjeneratë e gjeneratë ka kaluar e do të kaloje, e Zvicra është në zemrat tona. Dy Besnikat, kur e panë se doja të zgjatesha edhe më shumë për të biseduar nga distanca, duke respektuar rregullat e pandemisë, më thanë, ne duhet punuar, se ora po ecë, u bë 03.30 edhe një orë e gjysëm, neve na duhet ti hapim pikat tona të shitjes dhe ti shërbejmë klientëve e ti nëse do me bisedu më gjatë e lëjmë ndoj takim tjetër, ose pas pandemisë, sepse kemi shumë e shumë për të thënë e atëherë jemi më të qetë, se je duke na parë, si unë Besniku i Kosovës, por edhe Besniku i Kosovës Lindore, është me plot stres, se na pret puna, se drita po do me dal dhe na dritën e bëjmë me punë. Ai i thash vetes, kur shumë bëjnë gjumë tash në këtë kohë, ose është koha më e mirë e gjumit, dy Besnikat punojnë dhe po bëjnë dritë. Zoti ju bekoftë vëllezër dhe puna juaj do të bëjë dritë gjithmonë. Gurbet të mbarë dhe krenarë me Ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat