Policia e shqetësuar: Shumica e personave që kapen janë shqiptarë

Diaspora

Policia e shqetësuar: Shumica e personave që kapen janë shqiptarë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një raport i fundit i policisë së Sheffield-it në Britani ka ngritur shqetësimin në lidhje me përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit në vend.

Sipas britanikes “The Star”, policia arrestoi një shqiptar, të cilit iu gjetën rreth 70 rrënjë kanabisi në një shtëpi. Pas verifikimeve, policia zbuloi se i njëjti person ishte arrestuar edhe në Londër sërish brenda një “shtëpie bari”.

Në një deklaratë, ekipi i policisë tha: “Ne do të shohim statusin e imigracionit. Ne nuk mund të mos vëmë re se shumë prej njerëzve që kemi gjetur brenda banesave kur rritet kanabisi janë me origjine shqiptare”

“Duket se grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor janë organizuar për kultivimin e pjesës më të madhe të kanabisit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe. Ky problem duhet adresuar”, tha më tej policia.

Policia kishte edhe një apel: “Nëse ju ndodh të shihni ndonjë punëtor që gërmon në tokë, por nuk ka uniformën e duhur të punëtorit, na telefononi, pasi mund të jetë dikush që nxjerr energji elektrike nga rrjeti për të furnizuar fabrikën e kanabisit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat