Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i strukturuar si Lobi Shqiptar, shënon pesë vjetorin e themelimit

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i strukturuar si Lobi Shqiptar, shënon pesë vjetorin e themelimit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i strukturuar si Lobi Shqiptar, shënon pesë vjetorin e themelimit të formimit të kësaj organizate, pa ceremoni, të paralajmëruar në një konferencë online.

20 shkurt 2016, u quajt ditë historike, ditë shpresëdhënëse, ditë bashkimi, dita e shqiptarëve në Diasporë etj. Për faktin që lindi diçka që i dha shpresë mërgimtarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Sot shënohet 5 vjetori i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, organizatë kjo mbarëkombëtare, që synon bashkimin e organizatave të ndryshme, në një kulm organizativ, me qëllim të ngritjes së imazhit të shqiptarëve në botë.

Meqenëse Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i ristrukturuar më 30.03.2019 në Lobin Shqiptar, ka pas ngritjet dhe uljet gjatë historisë së saj pesë vjeçare, vazhdon të funksionoj dhe të organizohet e të zgjerohet edhe më tej.

Meqenëse kjo organizatë është themeluar përbashkimin shpirtërorë të shqiptarëve, edhe më tej ka grupe, fraksione të cilat mbajnë emblemën, emrin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar pa të drejtë,duke qen të ndarë nga qendra dhe duke u munduar edhe më tej, që ta marrin primatin e kësaj organizate të dalë me 20.02.2016.

Dy ditë më parë, Komisioni për unitet i drejtuar nga z. Bajram Mulaj mbajti takimin e parë, në lidhje me unifikim, ku analizoj dhe shqyrtoj kërkesat e palëve në lidhje me unifikimin e grupeve të shkëputura nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, e që u theksua që këto grupe ti kthehen qendrës, për të rrugëtuar bashkërisht tutje.

Të nderuar aktivist, simpatizant, aktiv dhe pasiv të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar apo Lobit Shqiptar, pasi që shpresat ishin, që në këtë ditë të përvjetorit të pestë ta festonim të gjithë së bashku, ju njoftojmë se, nuk do të ketë takim virtual ashtu si e patëm planifikuar, pasi që për kundër përpjekjeve, një gruppo shkakton edhe mëtej kokëçarje, duke mos u bindë për shënimin e përbashkët dhe bashkimin e tyre në një qendër.

Kjo grup nga disa individ, dëshiron si çdo herë të ndahet dhe të prezantohet nën këtë emblemë, duke ndryshuaratë me një shqiponje në simbolin e globit dhe duke u prezantuar si legjitim.

Pavarësisht nga këto, ne jemi aktiv dhe komisionet e formuara, do të ftohen shumë shpejt në raportimin e tyre në një konferencëonline e cila do të mbahet së shpejti.

Për informatat do të njoftoheni së shpejti.

I lusim të gjitha grupet që punojnë ndaras, që të gjejnë forcën e bashkimit në një kulm organizativ dhe mos ti shkëputen qendrës, duke ardhur dhe bashkërisht ti marrim veprimet dhe ti realizojmë projektet e parapara, në të mirën e Atdheut dhe Mërgatës.

Komisioni për media dhe marketing!

Halit Nezaj

Lobi Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat