Mërgata, letër të hapur kryesisë së LDK-së: Propozojmë këtë kandidat për kryetar të partisë

Diaspora

Mërgata, letër të hapur kryesisë së LDK-së: Propozojmë këtë kandidat për kryetar të partisë

Mustafë Shabani Nga Mustafë Shabani Më 24 shkurt 2021 Në ora: 20:47
LDK

I nxitur nga shumë miq e veprimtarë besnikë të filozofisë Rugoviane, e pashë të rrugës që t' ju drejtohem me këtë letër të hapur kryesisë dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa! Është koha e fundit të veproni e jo të dilni para opinionit në formë deklarative. Kryetar, ju me disa vazal tuaj dëshironi ta varrosni filozofinë e shtetformimit që e nisi arkitekti i pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova. Kjo nuk donë as analizë të thellë sikur as shumë diskutime. Mbase, u shpërfaq hapur qëllimi juaj, z. Mustafa. Lëvizja VV nuk i fitoi zgjedhjet, por i humbe ti me "duar në xhepa", siç e humbe Prishtinën, bastionin tradicional të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pikërisht kundër lëvizjes VV të atëhershme! Me besnikëri e kreve misionin për të cilin edhe erdhe ashtu me dinakëri. Me dy daulle e një "këngë polifonike" shtrove kandidaturën momentin e fundit kundrejt atij që të afroi, fillimisht si këshilltar e pastaj të propozoi edhe për kandidat të parit të Prishtinës, z. Fatmir Sejdiu. Pa harruar se ish Presidentit Fatmir Sejdiu, si njeriu më i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, iu bënë shumë ndërskamca e prapaskena nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Prandaj, përçarjet klanore, fisnore e forma tjera, janë vetëm disa nga veçoritë që do mbahesh mend. Prandaj, ne veprimtarët e Lidhjes Demokratike Rugoviste në botën e migracionit, nuk do të qëndrojmë duarkryq! Kë e tremb sa herë përmendet emri i Presidentit Rugova, që ne e kemi doktrinë të kulturës, demokracisë dhe lirisë së Dardanisë tonë. Kë e pengon aktiviteti i LDK-së në botën perëndimore?

Pse tremben sa herë kërkojmë që të jetësohet Testamenti i presidentit Rugova?! Fundja me këto premtime me përkulje para varri të tij erdhën në krye!

Pse e shkëputi kjo kryesi me ardhjen në krye të LDK-së z. Isa Mustafa, çdo bashkëpunim me degët jashtë vendit? Nuk do mbetet kurrë në duart e atyre që nuk e meritojnë Lidhja Demokratike e Kosovës! Për këtë betohemi para Zotit dhe varrit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Kurrë nuk do të lejojmë zhbërjen e kështjellës akademike rugoviane, ne mërgimtarët besnik. Prandaj, krejt për fund, duke e përshëndetur nga zemra kandidaturën e gjeneralit të luftës e tani edhe të shtetndërtimit z. Anton Quni, propozojmë prof. Hasan Qyqallën, kandidat nga mërgata për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Urtia, fisnikëria, afria dhe mishërimi me filozofinë Rugoviane, janë virtyte të njeriut e intelektualit të devotshëm e me bagazh! Është njeriu që besojmë se din, mundet dhe do ta sjellë aty ku e meriton Lidhja Demokratike Rugoviste.

Biografia e Hasan Qyqallës

Hasan Qyqallau lind më 8 janar 1961 në Bardh të Fushë Kosovës. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm dhe studimet universitare i mbaroi në Prishtinë, përkatsisht në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (Albanischer sprache und allgemeine literatur, hat sich studiert).

Poezin filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore. Më 1976, botoi poezinë e parë në Revisten „Shendeti“! Që atëher është i pranishëm pothuaj në të gjitha organet letrare të kohës në Kososvë. Ishte themeluse e Kryetar i Klubit Letrar „Naim Frashëri“ në Bardh, antarë i klubit Letrar „Lulëkuqet“, Klubit Letrar të Fushë Kosovës, të Fakultetit Filozofik, etj. Ishte gazetar bashkëpuntor i gazetës së atëhershme Rilindja si dhe bashkëpunoi me revistat Zëri i rinisë, Bota e re, Shkëndija, Pionieri, GEP-i, Radio Prishina, etj. Nga viti 1993 jeton e vepron në Brohl të Gjermanisë. Veç aritit krijues dhe gazetarisë, z. Qyqalla shquhet edhe për organizimin e botës shqiptare në emigracion me aktivitetet e veprimtarinë e tij, kulturore, letrare e sportive. Shih për këtë, Hasani ishte ndër nismëtarët e parë të hapjes së shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe në qarkun e Koblencit, bashkëthemelues dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare "SHQIPONJA" në Bad Neuenahr-Ahrweiler, organizator i shumë takimeve informative me palën gjermane, gjersa Kosova ishte në terrin e robërisë. Ndihmoi gjithë organizmat, jo vetëm në qarkun e Koblenzit, por gjithandej shteteve perëndimore, deri në skandinavi. Ndihmoi dhe kontribuoi në organizimin e shumë

akademive përkujtimore, si p.sh. akademi përkujtimore për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant Sali Çekajn, vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka etj., që organizoheshin nën ombrellen e Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega për Gjermani. Nga fusha e letrave shqipe, Hasan Qyqalla organizoi akademi përkujtimore për Martin Camajn, Latif Berishën, sikur edhe bashkworganizator i Takimeve tradicionale me karakter garues Azem Shkreli. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar (dhe Kryetar, në mandatin e dytë) i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, bashkëthemelues dhe Kryetari i parë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i zgjedhur nga Kuvendin Themelues më 23/24 nëntor 2013, në Koblenz të Gjermanisë. Tani kryetar nderi i LKSHM. Fitues i disa konkurseve poetike, si: Çmimi i parë në konkursin për “Ditën e dëshmorëve dhe ditën e çlirimit të Malishevës” (2009), çmimi i parë nga krijuesit e mërgatës në Festivalin Poetik Tradicional “Pro Kult” në Podujevë (2014), çmimi i dytë “Azem Shkreli” (2012), çmimi i parë "malli poetik 2016", pastaj shoqata "Mirdita", çmimin vjetor për poezi 2016…etj., si dhe bartës i shumë Mirënjohjeve e Dekoratave, ku u nderuar nga kryekomunarët, si: Strugës, Vlorës(2012), Gostivari, Vitia, Straubing, Dibër, Tetovë, etj.

Hasan Qyqalla është, anëtar Nderi i "Ars Abanica" me seli në Tetovë si dhe anëtar nderi i shoqatës italo-shqiptare me seli në Laç dhe Tiranë. Hasan Qyqalla, është autorë i dhjetera vëllimeve poetike, pastaj bashkorganizues e botues i disa antologjive,...etj.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i mbeti besnik që nga themelimi i saj. Prandaj i brumosur me filozofinë Rugoviane, dega e Lidhjes Demokratike nga Gjermania e propozon për kandidat në zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit 2021. Këtë, mbase Hasan Qyqalla thotw: testamentin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, jemi betuar ta qojmë në vend përmes zërit tonë si në parlamentin e Kosovës. E ai testament është, të prevalojë flamuri dardan, të dëgjohet himni "kur ka ra kushtrimi në Kosovë" dhe të kthehet vula e presidentit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat