Dhunuan barbarisht italianin duke e lënë në koma, arrestohen dy shqiptarët

Diaspora

Dhunuan barbarisht italianin duke e lënë në koma, arrestohen dy shqiptarët

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohen se kanë rrahur barbarisht një shtetas italian.

Ngjarja ka ndodhur disa kohë më parë  në Courso Cavour  dhe në pamjet e siguruara nga bizneset përreth policia ka bërë të mundur identifikim e dy agresorëve që rezulton të jenë shtetas shqiptarë në Itali.

Të akuzuarit, Orges Falli, 34 vjeç dhe Enriko Jashari, 22 vjeç, shqiptarë që jetojnë në qytet, përfunduan në burg pasi dhunuan Daniele Vecellio.

Personi I dhunuar kishte përfunduar në koma por për fatin e mirë ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve që i janë shkaktuar.

Sipas policisë të shtetit fqinj është edhe një person I tretë I akuzuar por akoma nuk është identifikuar.

Familja e viktimës është shprehur e gëzuar: "Çfarë mund të themi - nëse i kanë marrë ne jemi të lumtur, tani shpresojmë që ata të paguajnë për atë që kanë bërë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat