E rëndë! Humbin jetën 3 elektricistë në Greqi, mes tyre një shqiptar

Diaspora

E rëndë! Humbin jetën 3 elektricistë në Greqi, mes tyre një shqiptar

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Eretria të Greqisë.

Mediat greke, bëjnë me dije se katër elektricistë të cilët po riparonin një shyllë korrenti, janë goditur nga rryma elektrike.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërkohë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ku dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mediat, bëjnë me dije se njëri prej të vdekurve është shqiptar dhe dy të tjerët janë me origjinë greke. Ngjarja e rëndë ndodhi afër fshatit Eretria.

Mësohet se ata ishin punëtorë të kompanisë Aktor që bashkëpunon me HEDNO dhe po punonin në një rrjet të tensionit të lartë, kur në rrethana misterizoe u goditën nga një tension 20 mijë volt.

Të tronditur, banorët kërkuan ndihmë, por megjithatë punëtorët nuk ia dolën që të mbijetonin.

Dëshmitarët okularë thirrën zjarrëfikësit por edhe pse kjo e fundit ka arritur në vendngjarje nuk ka arritur që t’i shpëtojë tre viktimat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat