34 vjeçar nga Kosova vdes në vendin e punës: Bie nga 6 metra lartësi, në Itali

Diaspora

34 vjeçar nga Kosova vdes në vendin e punës: Bie nga 6 metra lartësi, në Itali

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:34
Nikoll Prekpalaj

Nikoll Prekpalaj, punëtori 34 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën para dy ditësh gjersa ishte duke punuar në kulmin e një supermarketi në Itali, saktësisht në Viale Venezia, në Udine.

Sipas mediave italiane, i riu humbi jetën pasi ra prej 6 metrash lartësi.

Përkundër ndihmës së parë të kolegëve të tij dhe përpjekjeve p֝ër të ringjallur nga personelin shëndetësor i cili mbërriti në ndërtesë, ai nuk ia doli.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve në Itali, ku përsëriti nevojën për të zbatuar me rigorozitet të gjitha rregullat e kontratës së ndërtimit dhe sigurinë në punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat