Misteri i pazgjidhur/ Shqiptari u gjet i vdekur në bodrumin e mbushur me kanabis

Diaspora

Misteri i pazgjidhur/ Shqiptari u gjet i vdekur në bodrumin e mbushur me kanabis

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:08
Adriatik Balliu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shefild të Anglisë vitin e kaluar. Trupi i pajetë i Adriatik Balliut u gjet brenda një bodrumi të mbushur plot me kanabis. Vdekja e tij konsiderohet si tepër e mistershme, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Trupi i 32-vjeçarit u gjet në 12 korrik të vitit të kaluar brenda një shtëpie në Rockley Road pasi ai u raportua i zhdukur nga gruaja e tij.

Ai nuk ishte parë nga gruaja e tij që nga 10 korriku kur ajo raportoi zhdukjen e tij në South Yorkshire Police.

Image

Pas informacionit nga gruaja e tij oficerët e policisë u detyruan të hyjnë me forcë në një pronë në Rockley Road në zonën Middlewood të qytetit dhe gjetën trupin e Z. Balliu brenda.

Ai u gjet në fund të shkallëve në një bodrum. Në total e gjithë prona kishte 88 bimë kanabis brenda.

Një hetim i zhvilluar në Sheffield Medico Center Legal mësoi se Z. Balliu ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar me gruan e tij nga Shqipëria në Mars 2019, raportojnë mediat e huaja.

Ai kishte një vajzë të vogël kur humbi punën në një lavazh makinash për shkak të pandemisë.

Disa dëshmitarë thanë se ai ndihej i stresuar se nuk mund të çonte para te babai i tij i sëmurë në Shqipëri, kështu që mori përsipër një punë tjetër, që ai nuk e diskutoi me gruan e tij.

DC Helen Critchley dha dëshmi të drejtpërdrejta në gjykatë dhe tha: Ajo ishte e vetëdijshme se ai po bënte diçka në lidhje me drogën pasi ai vinte në shtëpi me erë kanabisi në trup.

Policia nuk gjeti ndonjë rrethanë të dyshimtë ose përfshirje të palës së tretë në vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat