Vandalizohen posterat e kandidatit shqiptar për Këshillin Bashkisë së Qytetit - Qarkun 50 në Staten Island – New York City

Diaspora

Vandalizohen posterat e kandidatit shqiptar për Këshillin Bashkisë së Qytetit - Qarkun 50 në Staten Island – New York City

Nga: Beqir SINA Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

STATEN ISLAND NYC : Marko Kepi - Shqiptaro Amerikani, që po kandidon këtë radhë për të qenë anëtar në Këshillin Bashkisë së Qytetit të New York, si Republikan për Qarkun 50 në Staten Island, është “çuditur” kur ka parë se posterat e tij të fushatës brenda partisë Republikane, të jenë hequr me forcë, dhe shqyer, në disa mjedise publike.

Kepi, i tha gazetës tonë, se ai dhe shtabi i tij - i fushatës, është “befasur” kur ka parë, shqyerjen e posterve ose heqjen e tyre, vendosu në disa mjedise publike, dhe, se nuk e kishte menduar kurr që një veprim e till – kaq vandal mund të ndodh edhe në këtë vend, që është symbol dhe kampion i demokracisë në botë.

Ai dhe shtabi i tij, deri tani thane se nuk kanë “shigjetuar” deri tani askerkend, por kan njoftuar policinë dhe kan filluar vet një hetim të menjëhershëm privat, për të gjetur “vandalët” e postereve elektorale.

Marko Kepi, garoi edhe në garën partiake republikane vitin e kalur zgjedhjet e Asamblesë së shtetit të New Yorkut, ku u mund nga ish rivali i tij aktualisht asambleisti greko – amerikan Michael Tannousis

"Duket se nuk është një çështje e parëndësishme, brenda partisë Republikane në Staten Island, ku unë po konkuroi, dhe nuk jam i bindur me informacionin paraprak, që kam marrë gjatë një hetimi të shpejtë, nga unë dhe shtabi ynë nuk jemi të qart se nga na ka ardhur. Por dyshojmë se personi ose personat të cilit kan grisur ose hequr posterat të vendosura në disa vende publike, janë ose nga rivalët e mi Republikan, ose janë nga partia Republikane, "kundërshtar të vjetër", tha Kepi.

Në garën republikane më 22 qershor, në Staten Island, garojnë David Carr, i cili është Shefi i Shtabit për Këshilltarin aktual, Steven Matteo me afat të kufizuar, Sam Pirozzolo, George Wonica, Kathleen Sforza, si edhe një shqiptar amerikan tjetër Jordan Hafizi .

Ndërsa, po në Qarkun 50 të ishullit njujorkez Staten Island nga demokratët do të jetë në garë politikani i karjerës Sal Albanese, një ish-Këshilltar i Qytetit, i cili gjithashtu ka provuar të kandidoi disa herë por pa sukses.

Sal Albanese ka kandiduar për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe për Kryebashkiak të Qytetit të New York-ut, ndërkohë që tani ai po kandidon pa kundërshtar në partin demokrate në zgjedhjet paraprake në qershor, i vetëm si një Demokrat.

Marko Kepi, është një i ri shqiptaro-amerikan,I cili mbasi humbi vitin e kaluar për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, kandidon me 22 Qershor, për të qenë anëtar në Këshillin Bashkisë së Qytetit të New York, si Republikan për Qarkun 50 në Staten Island.

Markoja, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, vitet e fundit është vendosur në lagjen Staten Island, ku ai garon, dhe ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar, ndërsa Marko Kepi dhe vullneatrët e tij po punojnë që shqiptarët të jenë register vote.

Për këtë qëllim duke u nisur nga përvoja e fituar kandidati i ri republikan thotë se shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret në 22 Qershor.

Marko Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e politikanve e tjerë të lart në New York.

Ai ka një vit që po bënë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.

Marko Kepi, thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje.

Marko Kepi ka në plan të luftojë për disa çështje që i intersojnë komunitetit që ai përfaqëson, pa harruar komunitetin shqiptar në Staten Island.

Ai erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat