Shqiptari ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren në mes të rrugës - Vajza rrëfehet: Më zbërtheu pantallonat dhe…

Diaspora

Shqiptari ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren në mes të rrugës - Vajza rrëfehet: Më zbërtheu pantallonat dhe…

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua në Glyka Nera të Greqisë pasi ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare në mes të rrugës.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje teksa ishte vetë e reja e cila bëri denoncimin në polici.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 17-vjeçarja po kthehej nga puna të shtunën në mbrëmje kur i riu e ndaloi në rrugë.

Ajo shprehet përpara hetuesve se shqiptari e përqafoi me dhunë dhe filloi ta prekte në vendet intime.

Në momentin që tentoi t’i heqë pantallonat, 17-vjeçarja arriti të shpëtojë dhe u largua për në shtëpi.

Pas denoncimit nga e reja, policia arriti të identifikojë 19-vjeçarin shqiptar për të cilin pritet të merret masa e sigurisë nga gjykata e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat