Ishin kthyer në makthin e italianëve, kapen 4 shqiptarët që vidhin banesa. Në pranga edhe ish-polici i burgut

Diaspora

Ishin kthyer në makthin e italianëve, kapen 4 shqiptarët që vidhin banesa. Në pranga edhe ish-polici i burgut

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:34
Foto

Pesë persona, mes tyre katër shqiptarë dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vjedhjen e 40 apartamenteve.

Mediet fqinje shkruajnë se grupi ishte kthyer në makth për banorët në Brianze në Lecco. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua mëngjesin e kësaj të mërkurë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve, por mësohet se janë të moshave nga 29 vjeç deri në 56 vjeç.

Personat u kapën në tentativë për t’u larguar për në Shqipëri, ku mes tyre ishte edhe 56-vjeçari italian, i cili më parë ka qenë polic burgu.

Policia ka sekuestruar mjete të shumta të cilat janë vjedhur dhe 5 mijë euro. Ndërsa vlerësohet se mallrat e grabitura kapnin vlerën e 100 mijë eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat