Shoferi i dehur përplas punëtorin, 33-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Diaspora

Shoferi i dehur përplas punëtorin, 33-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar shqiptar ka pësuar një aksident të rëndë në Itali. 33-vjeçari ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Brianza, kur u përplas nga një makinë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

I riu po vizatonte shenjat e trafikut rrugor dhe në një moment u përplas nga një makinë, e cila drejtohej nga një italian që rezultoi në gjendje të dehur.

Shqiptari i plagosur u dërgua në spitalin e San Gerardo, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat