U konfliktua me klientët dhe rrahu motrën brutalisht, arrestohet shqiptari - bën për spital edhe 2 policë

Diaspora

U konfliktua me klientët dhe rrahu motrën brutalisht, arrestohet shqiptari - bën për spital edhe 2 policë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:26
Itali

Pasi u konfliktua me klientët e restorantit ku ndodhej, rrahu të motrën dhe kundërshtoi dhe dhunoi 2 policë, 37-vjeçari shqiptar i cili ishte edhe i dehur u arrestua në Emilia-Romagna të Italisë.

Pas një telefonate alarmante se një burrë po rrihte një grua ne derën e një restoranti, policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimën dhe për ë arrestuar autorin.

Por 37-vjeçari shqiptar, nuk u bind duke plagosur kështu 2 policët, të cilët pas gjithë kundërshtive arritën ta arrestonin atë.

Fatmirësisht pas një vizite te mjeku, gjendja shëndetësore e 2 policëve është nën kontrollin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat