Emrat/ Tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani, njëri prej tyre ishte fshehur në tubat e ventilimit

Diaspora

Emrat/ Tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani, njëri prej tyre ishte fshehur në tubat e ventilimit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:21
Xhemal Derdin, Alfred Alla dhe  Ismail Elezi

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën në një fermë kanabisi. Sipas mediave britanike, godina ku ishte mbjellë droga ndodhej në Lincolnshire dhe kishte kapacitet për të prodhuar drogë me vlerë disa milionë paund.

Në pranga janë vënë shtetasit,  Xhemal Derdin, 24 vjeç, ndërsa 21-vjeçari Alfred Alla, është gjetur i fsheur në tubat e ventilimit, e po ashtu, në pranga ka rënë dhe Ismail Elezi, që ndodhej në brendësi të fermës.

Autoritetet kanë thënë se ferma e sekuestruar është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Lincolnshire. Nëse droga do të hidhej në treg, sipas përllogaritjeve, do të vlerësohej diku te 800 mijë paund.

Në total u sekuestruan 2,985 bimë kanabis, të cilat ishin mbjellë në  katër dhoma, ndërsa energjia elektrike që shërbente për ndriçimin ishte e vjedhur.

Policia ndërkaq ka dhënë informacione shtesë për shqiptarët. Sipas tyre, ata kishin hyrë ilegalisht në Britani dhe nga 25 marsi i këtij viti, e deri në momentin e arrestimit janë kujdesur për bimët narkotike.

Mësohet se tre të rinjtë janë dënuar me nga 39 muaj burg secili dhe sapo të mbarojnë dënimin, do të ekstradohen drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat