I riu shqiptar kapet me 200 mijë paund drogë në Angli, çfarë ndodhi në gjyqin kundër tij

Diaspora

I riu shqiptar kapet me 200 mijë paund drogë në Angli, çfarë ndodhi në gjyqin kundër tij

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 06:16
Droga

Një djalë shqiptar është gjetur në Angli duke lëvizur me një makinë ku ndodheshin 15 kilogramë drogë.

Mërgim Neziraj, 22 vjeç nga Shqipëria, kishte tre muaj që kishte ardhur ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Teksa lëvizte me një makinë BMW, ai u ndal nga policia e cila më pas zbuloi se ai ishte korrier droge. Lokalizimi i të riut u bë në Leicester’s Braunstone Lane East më 26 qershor.

Këto ditë u zhvillua gjyqi ndaj tij. Hetuesit thanë se droga që iu gjet, në tregun e zi ka një vlerë prej afro 200 mijë paund.

Lynsey Knott, prokuror i çështjes, tha: "I pandehuri doli nga Amazon dhe vrapoi, por oficerët e policisë e ndalën dhe e arrestuan. Më pas foli sa mundi në anglisht, pak, por donte të thoshte se makina nuk ishte e tij dhe nuk kishte as sigurimin për të.

Mërgim Neziraj, jetonte në rrugën Williton në Luton. Në gjyq ai mohoi të kishte lidhje me drogën tip kanabis i presuar që iu gjet, duke theksuar se po bënte korrierit e mjetit ku u kap. Ai tha se ishte paguar 300 paubd që të shkonte me makinë në një adresë në Leicester. Mërgimi tha se pagesën ia bëri një shqiptar që nuk e njihte.

Avokati i djalit, tha se Mërgimi mërgoi nga Shqipëria drejt Anglisë, për një jetë më të mirë.

"Ai takoi një shqiptar në një lokal ditën para se të arrestohej dhe iu tha se duhet të bënte një punë korrieri për të çuar disa çanta diku dhe ai pranoi pa e ditur se çfarë kishin brenda.

Gjyqtari dha gjashtë muaj burgim për të riun. Ai paralajmëroi se pas dënimit do të dëbohej bë Shqipëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat