Makina bie 4 metra në gropë, vdes shqiptari në Greqi

Diaspora

Makina bie 4 metra në gropë, vdes shqiptari në Greqi

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik. Makina me të cilën shqiptari po udhëtonte doli nga rruga në Achaia duke përfunduar në një gropë mbi 4 metra të thellë.

Aksidenti ishte fatal për 51-vjeçarin që ndërroi jetë në vend.

Trupi i tij u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat