Punëtori shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit në Itali, kjo është gjendja e tij

Diaspora

Punëtori shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit në Itali, kjo është gjendja e tij

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 38-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në kantierin e ndërtimit në Livorno, në zonën Porta a Mare.

Punëtorët e tjerë të firmës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shqiptarit të cilin e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj administratorit të kompanisë pasi dyshohet se ka neglizhuar kushtet e sigurisë në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat