Policët ja morën jetën në burg duke i shkulur zemrën, rihapet çështja ndaj shqiptarit Ilia Kareli

Diaspora

Policët ja morën jetën në burg duke i shkulur zemrën, rihapet çështja ndaj shqiptarit Ilia Kareli

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:17
Ilia Kareli ne burg

Mediat greke bëjnë të ditur se rasti i vdekjes së të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, i cili ndërroi jetë pas torturave në Burgun e Nigritës në Mars 2014, po rigjykohet tashmë në Gjykatën e Apelit në Selanik.

Në sallën e gjyqit janë ulur 13 ish-zyrtarë të burgut Nigrita, të cilët u dënuan në shkallën e parë me 5 deri në 7 vite burg, ndërsa njëri prej tyre u dënua me 3 vite burgim me kusht. Të gjithë ish-zyrtarët e burgut ishin të lirë në pritje të gjykimit të Apelit, me kushtin e vetëm që të mos largohen nga vendi.

Në fillimin e gjykimit të Apelit, të pandehurit mohuan akuzat kundër tyre, duke deklaruar pafajësinë. Procesi i verifikimit të provave filloi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të prokurorisë.

Kujtojmë se gjykata e shkallës së parë i kishte shpallur të akuzuarit fajtor për kryerjen e torturës, e cila shkaktoi dëmtime të rënda trupore për Ilia Karelin. Sipas vendimit të shkallës së parë, vdekja e të burgosurit 42-vjeçar shqiptar ndodhi pas një sulmi në zemër, pak përpara mbërritjes së tij në Burgun e Nigritës.

Hetimet

Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit 2014, vëllai i Ilir Karelit denoncoi në policinë e Fierit torturat çnjerëzore që ishin bërë mbi trupin e njeriut të tij në burgjet greke, prej nga kishte gjetur dhe vdekjen.

Mbi bazën e këtij denoncimi, prokuroria nisi hetimet për të hedhur dritë mbi krimin makabër, që në fakt ka shokuar mbarë opinionin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe atë grek. Prokuroria e Fierit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe dëmtimet e mundshme që i ishin shkaktuar të ndjerit. Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen autopsinë e viktimës në prani të një prokurori dhe u ndodhën përpara fakteve tronditëse: jo vetëm që Ilir Kareli ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore, por të ndjerit i ishte shkulur dhe zemra.

Ilia (Ilir) Kareli gjeti vdekjen në burgun e Nigritës në Greqi, ku ishte transferuar pas vrasjes në burgun e Malandrinos të gardianit grek Jorgos Cironis. Autoritetet greke kanë nisur hetimin për vdekjen e Karelit, që mund të konsiderohet një skandal i autoriteteve, dhe pritet përfundimi i tyre për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e aktit makabër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat