Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimajt, i jepet në Gjermani titulli “ Unaza e Tolerancës dhe Paqes”

Diaspora

Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimajt, i jepet në Gjermani titulli “ Unaza e Tolerancës dhe Paqes”

Nga: Beqir SINA Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Foto nga ceremonia

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vlerësohet me një tjetër titull prestigjioz ndërkombëtar, njofton Dr. Arben Sulejmani, raporton gazeta jonë.

Ai thotë se në ceremoninë tradicionale të ndarjes së Çmimeve të Tolerancës dhe Paqes për këtë vit, Baba Mondi, u nderua me titullin “Unaza e Tolerancës dhe e Paqes” 

Kjo ceremoni, u organizua ditën e enjte, më datë 18 nëntor 2021, nga Universiteti Teknik i Këlnit, Gjermani.

“Me çmimin, me ne së bashku po japim një shembull për një shoqëri të hapur, plurale, urgjenca e së cilës do të vazhdojë e pandërprerë...”- theksoi mes të tjerave nëmomentin e dorëzimit të Titullit, Presidenti i TH Stefan Herzig.

" Këtë vit çmimin e kanë marrë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë; Andrea Riccardi, historian italian dhe themelues i Komunitetit Katolik të Sant’Egidio; dhe Walter Homolka, rabin.

Image

 

Një burim nga ceremonia, i tha gazetës, tonë në New York, se VLP programet per vitin 2004 dhe 2018 ishin dhe mbeten si një experiencē e papërsëritshme! BABA MONDI ,dhe Dr. Arben Suljemanin, të cileët ishin të përzgjedhurit / Nominuarit të International Visitor Leadership Program që I përzgjedh State Department ne Washington DC.

Ky çmim prestigjoz vjen pas një rrugëtimi të gjatë nëpër institucionet ndërkombëtare dhe zyrave me te rendësishme botërore, Shtepisë se Bardhë State Departmentit, Senatit Amerikan, Unionit Europjan, Kombeve të Bashkuara në New York e Gjenevë, Akademive të Shkencave të gjithë popujve më të rëndësishëm Botëror ne disa kontinente.

Me përkushtim të plotë nëpërmjet departamentit për marrëdhënie me jasht me kreun Prof. Arben Sulejmani për plot e dhjetë vite si dhe mbi njëzet vite në marrëdhënie të thellë me diplomatë dhe intelektual botëror, nëpërmjet Teqes Harabati në Tetovë, dëshmuan se nga një rast të papërsëritur më parë nga grupë e margjilarizuar të bëhen emrat më të rrëndësishëm botëror .

Mendimi bektashian dhe vepra e fuqishme e tolerancës , paqes dhe harmonisë vëllazërore e mbjellur dhe kultivuar nga Baba Mondi, u dha përgjigje dashakeqësve, atyre që mendonin se nëpërmjet të okupimit të teqes do të zhdukur frymën bektashiane, duke dashur të krijojnë incidente dhe zënka deri në konflikte rajonalo/fetare ndërmjet vëllezërve shqiptar, tha i njejti burim nga Këlni - Gjermani ku u zhvillua ceremonia.

Image

 

Kryeshenjtëria e tij Baba Edmond Brahimaj dhe Prof. Arben Sulejmani treguan pjekurinë dhe në vend që të konkurrojnë me dashakeqësit, dhe grupet e interesit që përdorin shtetin e Maqedonisë Veriore, për interesa personale duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet ndërfetare dhe vëllazërore .

Arben Sulejmani i udhëhequr nga Baba Mondi, bënë një maratonë juridike nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare deri më Prill 2018, pra duke i fituar tre gjygje kundër shtetit Maqedon.

Në gjygjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në Strasbourg të Francës, Komuniteti Bektashi i Maqedonisë Veriore me Kryetar Arben Sulejmanin patën marrdhënie të ngushta me jurist dhe politikan ndërkombëtare duke kërkuar për tu vërtetuar "de jure"se janë në varësi nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë dhe e udhëhequr nga Kryeshenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ata dolën fitimtarë duke i institucionalizuar të dy subjektet institucionale, thuhet në njoftimin e Komunitetit Bektashi i Maqedonisë Veriore me Kryetar Arben Sulejmanin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat