Ky është shqiptari i arrestuar nga britanikët, u dëbua disa herë, por sërish mbërrin në Londër

Diaspora

Ky është shqiptari i arrestuar nga britanikët, u dëbua disa herë, por sërish mbërrin në Londër

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:13
Hazir Lala

Është arrestuar shqiptari, Hazir Lala 39-vjeç në Britaninë e Madhe, pasi që akuzohet për disa vepra penale.

39-vjeçari sipas mediave angleze ka qenë i dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore.

Në prill të vitit 2016 Lala u dënua për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, drejtimin e automjetit pa siguracion, vepra për të cilat ai u dënuar me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave.

Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë. Më vonë, ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Policia ka mbetur e habitur me shqiptarin i cili mundi të kthehej sërish në Britaninë e Madhe, ku sërish ra në pranga.

Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Kreu rajonal i hetimeve Jacque Beer tha se për 39-vjeçarin shqiptar nuk ka më vend në Britani.

“Hazir Lala është një trafikant i dënuar njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqiste një rrezik të papranueshëm për publikun. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet për agjencinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat