37-vjeçarja del në gjyq për masakrimin e Shpëtim dhe Teuta Pashos, tension i lartë në seancë

Diaspora

37-vjeçarja del në gjyq për masakrimin e Shpëtim dhe Teuta Pashos, tension i lartë në seancë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 08:57
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Firence, 4 dhjetor 2021 – Ka dalë në gjyq në Itali, Elona Kalesha , e vetmja e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, zhdukur më 1 nëntor 2015, gjetur të copëtuar brenda nja valixheje dhe të flakur në zonën midis burgut Fi-Pi-Li dhe Sollicciano dhjetorin e kaluar.

“Aktakuza ishte në një farë mënyre e pritshme, duke qenë se është një procedurë rrethanore – komenton avokati Federico Febbo, mbrojtës i gruas me kolegun e tij Antonio D’Orzi –. Si i tillë, seanca do të jetë e nevojshme për të verifikuar konsistencën ose jo të elementëve të shumtë, për mendimin tim kontradiktore, që dolën në fazën e hetimeve paraprake”. 

Ajo që ndodhi mëngjesin e djeshëm, përballë gjyqtarit Maurizio Caivano, ishte pak më shumë se një formalitet, nga pikëpamja juridike. 

Mbrojtja e Elonës, në fakt, nuk tentoi kërkesën për gjykim të shkurtuar (për pranueshmërinë e të cilit gjyqtari do të duhej të vendoste gjithsesi, nisur nga reforma e fundit) dhe të gjitha letrat e tyre do të prezantohen para gjykatës. Seanca e parë do të mbahet më 15 shkurt 2022.

Por edhe pse i shkurtër dhe me një rezultat mjaft të dukshëm, pasazhi në seancë ishte shumë i tensionuar. Disa centimetra më tutje ishin në fakt e pandehura, e cila do të mbushë 37 vjeç më 15 dhjetor si dhe e gjithë familja Pasho nga Castelfiorentino: ish- i dashuri I të akuzuarës,  Taulanti, djali i dy viktimave, i përfaqësuar nga Filippo Viggiano ngriti padi civile bashkë me motrat e tij Vitore dhe Dorina (me avokate Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi) si dhe me vëllanë e Shpëtimit, Dritanin (me avokate Elisa Baldocci). 

Gjykatësi pranoi gjithashtu edhe padinë e "Penelope", një shoqatë kombëtare e familjeve dhe miqve të personave të zhdukur, në gjyq.
Prokurorja Ornella Galeotti do të mbështesë akuzën. Do të jetë një proces rrethanor, duke qenë se hetimet e kryera nga karabinierët, falë pesë viteve pas fakteve, nuk mund të mbështeteshin më në shkencë. As brenda dhe as jashtë karrocave në të cilat ishin vendosur copat e kufomave të dy bashkëshortëve nuk janë gjetur gjurmë të të akuzuarës së vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat