Skandali i pasaportave në Greqi, burg trafikantit shqiptar, iu sekuestruan 294 mijë euro

Diaspora

Skandali i pasaportave në Greqi, burg trafikantit shqiptar, iu sekuestruan 294 mijë euro

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Janë lënë në ‘arrest me burg’ 6 nga 20 të arrestuarit për skandalin e pasaportave false në Greqi. Mes personave që janë lënë në burg, mësohet të jetë dhe një nga drejtuesit e grupit, shqiptari Ilia Z. Në banesën e këtij të fundit, siç është zbuluar orët e fundit, janë sekuestruar 294.000 euro. 

Ilia Z. kishte siguruar dy karta identiteti false, konkretisht 25 korrik 2014 nga Komisariari i Vironas dhe nje tjeter ne 2021 nga Komisariati i Ampelokipi. Ai rezulton te jetë arrestuar në Holandë në 2018 për trafik droge. 

Në një ditë me të, ka siguruar identitet te rreme nen emrin Alexei Tsvetkov edhe shqiptari Mario Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980, i cili u arrestua në 25 janar të këtij viti me akuzën e falsifikimit të identitetit të tij.

Leskaj rezulton te jetë arrestuar me parë për trafik drogë bashke me shqiptarin Ilia Z. Ndërkohë është zbuluar edhe shuma qe ka paguar një tjetër shqiptar, i cili kërkohet nga Interpol Tirana për vrasjen e një efektivi policie ne Shqipëri. Ai mësohet se ka paguar 35 mije euro tek grupi kriminal për të siguruar identitet fals.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat