Shqiptari kërcënon me vdekje gruan dhe tenton ta godasë me çekiç, fqinjët e vendosin në pranga

Diaspora

Shqiptari kërcënon me vdekje gruan dhe tenton ta godasë me çekiç, fqinjët e vendosin në pranga

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:47
Çifti jeton në Monza dhe ka tre fëmijë të mitur

Policia italiane ka vënë në pranga një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi ka kërcënuar me jetë dhe dhunuar gruan e tij.

Mediat italiane shkruajnë se çifti jeton në Monza dhe ka tre fëmijë të mitur, të cilët kanë qenë gjithnjë dëshmitarë të dhunës.

“Do të të djeg të gjallë”! Ky ishte ky kërcënimi i fundit që shqiptari i bëri gruas së tij, sipas mediave italiane, i cili më pas tentoi që ta godiste me çekiç.

UIërimat e 32-vjeçares kanë bërë që fqinjët dhe më pas policia, t’i vinë në ndihmë. Shqiptari, i paidentifikuar, u prangos dhe u mbyll në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat