Ra nga kulmi, vdes mërgimtari 42 vjeçar nga Kosova në Austri

Diaspora

Ra nga kulmi, vdes mërgimtari 42 vjeçar nga Kosova në Austri

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Policia austriane

Mediat austriake shkruajnë se një shqiptar i moshës 42 vjeç nga Austria, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga kulmi dhe humbi jetën.

Thuhet se shqiptari nga Kosova nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Shqiptari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat