Detaje nga tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani/ Intervistohet për herë të parë gruaja

Diaspora

Detaje nga tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani/ Intervistohet për herë të parë gruaja

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Nëna e dy djemve nga Glinde pranë Hamburgut në Schleswig-Holstein, të cilët u qëlluan nga babai, u mor në pyetje për herë të parë për ngjarjen.

Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen, shkruan RTL.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas është plagosur për vdekje me armë. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale.

Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim. Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje armësh. Motivi i burrit është ende i paqartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat