Gjendet i vdekur në makinën e tij 24 vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Gjendet i vdekur në makinën e tij 24 vjeçari shqiptar në Itali

Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar shqiptar në Itali është gjetur i pajetë brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave.

Siç raportojnë mediat italiane shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije  jetonte në zonën e Pordenones.

Sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet përkatëse.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat