Vrasja e studentes / Shqiptari flet për herë të parë nga burgu: Nuk më intereson çfarë....

Diaspora

Vrasja e studentes / Shqiptari flet për herë të parë nga burgu: Nuk më intereson çfarë....

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:26
Eleni Topaloudi, Aleksandër Luca

 I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase.

Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë.

“Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat,“-tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares.

Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det, le ta bëjnë,”-tha Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat