Burg përjetë për Bushin, shqiptarin që vrau 33-vjeçaren moldave

Diaspora

Burg përjetë për Bushin, shqiptarin që vrau 33-vjeçaren moldave

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:30
Aliona Oleinic

Burg përjetë për Roland Bushin, shqiptarin që vrau Aliona Oleinic. 11 herë e goditi ai 33-vjeçaren moldave me të cilën mendohet se ishte i dashuruar. Gjykata e Apelit e L’Auqila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Chieti për burgim të përjetshëm për shqiptarin.

Gjykata kur dha vendimin nuk mori parasysh akuzën e prokurorisë se vrasja është bërë me paramendim. Por gjykata pranoi rrethanat e tjera rënduese të vrasjes, ku Bushi e ka bërë vrasjen për arsye të xhelozisë. Shqiptari e ndoqi seancën nga burgu i Frosinones përmes lidhjes me video. Ai ripërsëriti kërkesën e tij për falje.

Avokati mbrojtës i shqiptarit kërkoi një dënim më të butë. Ai përmendi disa raste të tjera të ndodhura në Itali, kur një burrë vrau po ashtu me thikë gruan për xhelozi ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të tre fëmijëve. Po ashtu, avokati argumentoi se Bushi menjëherë pas vrasjes ka qëndruar në vend, është rrëfyer, është penduar dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe sot.

Ngjarja e rëndë a ndodhur në vitin 2019 më 3 Shtator. Mediat shkruajnë se mëngjesin e asaj dite me shi, Aliona, e cila punonte në një klub nate do të dilte në oborrin e shtëpisë dhe do të vdiste. Muratori shqiptar 30-vjeç e kishte njohur 33-vjeçaren në vendin e saj të punës dhe pasi e kishte kontaktuar në Facebook i ishte shfaqur para shtëpisë.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të sqaronte marrëdhënien me 33-vjeçaren dhe se nuk donte që ta vriste, por e ka goditur 11 herë në bark me thikë. Moldavja përfundoi në spital në gjendje shumë të rëndë, derisa ndërroi jetë më shumë se 1 muaj më vonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat