Promovim dinjitoz i "Kosovës" në Harvard

Diaspora

Promovim dinjitoz i "Kosovës" në Harvard

Nga: Faton Bislimi: Harvard - Boston Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:46
Faton Bislimi

Mbrëmë, në Harvard Faculty Club, në Library Room, në praninë një numrit të madh pjesëmarrësish (edhepse në kushte pandemie) u promovua zyrtarisht libri historiografik, në tri volume, "Kosova" nga autori e historiani i shquar Jusuf Buxhovi. 

Në cilësinë time si ish-student Harvardi e tani edhe si përfaqësues i Harvard Alumni Association për Kosovë bashkë edhe me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në Harvard, si nikoqir të kësaj ngjarje historike, isha jashtëzakonisht i nderuar e krenar me përgjigjen pozitive të shumë studentëve e pjesëtarëve të komunitetit tonë që na u bashkangjitën në promovim. 

Pas një fjale përshëndetëse nga botuesi Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing) e Milaim Abdullahu (Santefarm), pa ndihmën e të cilëve kjo ngjarje s'do të realizohej, në adresimin e tij para audiencës Buxhovi shpalosi pikat më kryesore të librit të tij, tezat historike që ngriten e shjellohen aty, dhe të cilat shpartallojnë në gjenezë gënjeshtrën më madhore anti-shqiptare të sllavëve. 

Pas gjitha aktiviteteve në këto dy ditë, ndjehem më shumë se krenar që bashkë me këta miq të mirë arritem ta fusim historinë tonë e mirëfilltë e faktike të kombit tonë në majën e botës akademike, në Universitetin e Harvardit, themeluar më 1638.

Në këtë kohë kur po thyhen shumë shtiza në gjeopolitikë globale, të flasësh për Kosovën e për kombin shqiptar në kupolen e intelektualizmit akademik në SHBA është vlerë e shtuar për Republikën tonë të re.

Një falëmnderim i veçantë për Shoqatën 'Kosova' në Boston, bashkë me Gred Brahon (Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard), si dhe pronarin e Restaurantit ALBA në Quincy, MA, për përkrahjen e mikpritjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat