I lidhur me krimin e organizuar të trafikut të drogës/ Shqiptari arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli

Diaspora

I lidhur me krimin e organizuar të trafikut të drogës/ Shqiptari arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 00:56
Elton Hazizi

Një 25 vjeçar shqiptar i identifikuar si Elton Hazizi është kapur në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Kur u përball me efektivët anglezë ai u përpoq të justifikohet se ishte i detyruar prej njerëzve të tjerë që të punonte në fabrikën e kanabisit.

Por oficerët e policisë së Dyfed-Powys dhe Njësia e Komunikimeve Dixhitale dhe Krimit Kibernetik i vërtetoi të kundërtën se ai ishte i lidhur me një grup krimit të organizuar që drejtonte kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.

25 vjeçari Hazizi u justifikua se e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit por pasi hetuesit e krimit kibernetik rikuperuan telefonin e tij celular, faktet tregonin të kundërtën. Duke u ndodhur përballë këtij fakti, Elton Hazizi ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me dy vite paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat