Deputetja shqiptare: Integrimi i Kosovës në BE mund të shpejtohet nëse insiston ndonjë shtet i fuqishëm

Diaspora

Deputetja shqiptare: Integrimi i Kosovës në BE mund të shpejtohet nëse insiston ndonjë shtet i fuqishëm

Më: 4 mars 2022 Në ora: 00:17
Ermina Lekaj-Përlaskaj

Një nga synimet kryesore të shteteve të Ballkanit është integrimi në Bashkimin Evropian.

E një ndihmë të madhe për integrimin e Kosovës në BE po e ofron edhe Kroacia.

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, tha se duhet të sigurohen njohjet nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Lekaj-Përlaskaj tha se procesi i integrimit mund të përshpejtohet nëse përpos Kroacisë insiston edhe ndonjë shtet i fuqishëm si: Franca ose Gjermania.

“Tani duhet të punojmë në aspektin diplomatik. Duhet të shohim pesë shtetet e Bashkimit Evropian, të cilët nuk e kanë pranuar Kosovën deri më sot që të përshpejtohet edhe procesi i pranimit nga ana e tyre. Nuk duhet ta harrojmë edhe këtë pjesë”.

“Të gjitha këto janë ndoshta edhe elementet që e ngadalësojnë këtë procedurë. Mirëpo nëse janë këmbëngulës sikur që është shteti kroat edhe p.sh. shteti gjerman apo edhe ndonjë shtet tjetër që është i fuqishëm si Franca, atëherë do të mund të përshpejtohet ky proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat