Tentuan të trafikojnë kokianë nga Brazili në Evropë/ Kapen shqiptari dhe braziliani, ja si e kishin fshehur drogën me zhytësit e tyre poshtë anijes

Diaspora

Tentuan të trafikojnë kokianë nga Brazili në Evropë/ Kapen shqiptari dhe braziliani, ja si e kishin fshehur drogën me zhytësit e tyre poshtë anijes

Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një shqiptar dhe një brazilian janë dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të 86 kilogram kokainë, nga Brazili drejt vendeve të Evropës. Kokaina e tyre u gjet në anijen e Skyros, e cila lundronte nga porti i këtij qyteti drejt Greqisë.

Droga ishte e ambalazhuar në dy qese plastike të papërshkueshme nga uji. Lënda narkotike ishte ngjitur në pjesën e jashtme të anijes së mallrave, nga zhytës të punësuar nga organizata kriminale.

Shqiptari dhe braziliani u arrestuan në flagrancë në stacionin e autobusëve në Santarém, teksa ishin gati të hipnin në autobusin e nisur për në Belem, bëjnë të ditur autoritetet braziliane. 

Ata u dërguan  para Gjykatës së Parë Penale Federale të Santarém ku u dënuan me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë, braziliani dhe shqiptari janë në pritje të shqyrtimit të çështjes nga apeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat