Pandemia COVID-19 mori jetën e 14 mijë shqiptarëve, po aq sa Millosheviqi vrau në Kosovë

Diaspora

Pandemia COVID-19 mori jetën e 14 mijë shqiptarëve, po aq sa Millosheviqi vrau në Kosovë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 23:38
Nefail Maliqi

“Pandemia COVID-19 mori jetën 15 milionë njerzëve në botë, këtu 14 mijë shqiptarë në ballkan, përfshirë këtu edhe diasporën, po aq sa Milloshevici vrau ne Kosove!..” ka thene gazetari nderkombetar ne Gjeneve Nefail Maliqi ne Konferencen e XII evropianevte AMFE ne Stuttgart

Siq jemi dëshmitare, para luftes mes Rusisë dhe Ukrainës, bota qe ballafaqurper dy vite rresht me nje lufte më të rrezikshme, disa herë se bombat e Putinit, pandemia COVID-19 qe goditi tere planetin, por fale angazhimit permanent te Organizates Botërore të Shendetësisë me seli ne Gjenevë me partner nderkombëtar, perfshire ketu edhe juve si mjekë, fituam luften, ne fakt ende se fituam, por pandemia e shekullit eshte ne prag te kapitulimit!

Pra, ia dolëm bashkarisht, ju mentelbardhet me vaksina e medikamente, kursese ne gazetaret me fjalë, dmth me apele dhe mesazhe per te rrespektuar rregullat e OBSH-së dhe te qeverive boterore perballe semundjes vdekjeprurese te quajtur – koronavirus!

E quajtem lufte panemdine, sepse ishte një agresor i rrezikshem i shendetit te njeriut, ku mori jeten e miliona njerezve ne rruzullin tokësor. Sipas OBSH keto dy vitet e fundit ne bote humbën jeten rreth 15 milion njerez, kurse mbi 500 milionë ishin te infektuar nga koronavirusi.

Nga pandemia COVID-19 ishte goditur me te madhe Eropa duke i marrur jeten e 2 milionë personave. Vetëm ne Gjermani kishte 135 078 te vdekur dhe 24. 609 159 te infektuar.

Pasoja te mëdha pandemia la edhe ne viset shqiptare, ku në ballkan dhe Evrope humben jeten rreth 14 mije shqiptare, po aq sa Miloshevici kishte vrare ne luften e fundit ne Kosovë. Keshtu vetem ne Shqiperi kishim 3 496 viktima 274 929 te infektuar, gati po aq edhe në Kosove me 3 128 viktima dhe 227 961 raste, kurse ne Maqedonine Veriore 9.278 te vdekur me 309 310 te infektuar nga koronavirusi.

Kur eshte fjala tek Shqiperia dhe Kosovë por edhe tek diaspora shqiptare ne këte drejtim rol te madh luajtur Federata e Mjekëve Shqiptare në Evropë e cila u mobilizuar me ekipet e veta qe nga fillimi pandemise, duke ndermarrur masa preventive qofte me maska dhe vaksina, ndihma qytetareve në rajon, por duke angazhuaredhe mjekë ne terren.

Paralel me këte ndihma Federate Mjekëve Shqiptare ne Evropë ka mbajturnjë nje ser takimesh, tribuna konferencas mbi 100 sosh me karakter kombëtar dhe nderkombëtar, cofte online apo fizikisht si ne Tirane, Prishtinë, po ashtu edhe ne Gjermani apo Zvicer si dhe qendra tjera evropiane sikur kjo e sotmja, w 12-ta me radhe këtu ne Shtutgrad, duke sensibilizuar rreziqet nga pandemia, njekohesisht duke dhene udhezime dhe keshilla qofte permes tubimeve ashtu edhe ne TV dhe media per te mbrojtur qytetaret jo vetem shqiptarë perballe pandemise vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat