“Prindërit e mi punuan si qentë të më paguanin studimet”/ I riu shqiptar me tre kualifikime në Francë, nuk e lejojnë që të punojë për shkak të..!

Diaspora

“Prindërit e mi punuan si qentë të më paguanin studimet”/ I riu shqiptar me tre kualifikime në Francë, nuk e lejojnë që të punojë për shkak të..!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar me tre diploma franceze nuk arrin të punësohet për shkak të procedurave të lejes së qëndrimit në Francë. Ky rast ilustron paradoksin aktual të tregut të punës, përballë të cilit kompanitë përpiqen të mobilizohen për të rregulluar të tilla raste.

Karima Embarek dhe Skerdi Agolli, njëra drejtuese e qendrës së kontrollit teknik të mjeteve të rënda në Magny dhe tjetri shqiptari i diplomuar thonë njëzëri se kjo është një situatë e paqëndrueshme, shkruajnë mediat franceze. 

Skerdi Agolli mbërriti në Francë në nëntor të vitit 2013, në moshën 15-vjeçare së bashku me prindërit e tij. Ata kërkuan azil.

Me tre kualifikime por i papunë

Që nga ardhja e tij në Francë, me prindërit e tij, ai ka mësuar gjuhën dhe ka marrë disa diploma: një certifikatë aftësie profesionale në 2016, një diplomë profesionale në 2017-n dhe më pas një patentë për teknik të nivelit të lartë.

“Franca më lejon të kryej studimet, ndërkohë që në lejen time të qëndrimit më specifikon se nuk mund të punoj. Në përfundim të studimeve, ndërkohë që kërkoj punë, më refuzohet rinovimi i lejes së qëndrimit, me arsyetimin e ‘mungesës së burimeve’. Kjo është qesharake”, shprehet Agolli.

“Ardhja e tij sinjalizoi fundin e një periudhe pasigurie të madhe”, nënvizon menaxherja. Unë jam duke ofruar një kontratë të përhershme me kohë të plotë. Kam marrë vetëm një ose dy aplikime, por asnjë nuk përputhej me pozicionin.”

Skderdi Agolli nuk ka leje qëndrimi pasi ai ka figuruar si student në Francë. “Është krejtësisht e pakuptueshme”, vëren shqiptari.

Me këtë refuzim, prefektura franceze e Lionit e njofton edhe për detyrimin për t’u larguar nga territori francez. “A mos kjo një strategji e pastër të kthesh disa njerëz në vendet e tyre? Si mund ta respektoj këtë vendim, kur unë dhe familja ime u larguam për shkak të persekutimit në Shqipëri?”

Drejtuesja e qendrës së kontrollit teknik të mjeteve të rënda në Magny Karima Embarek, e cila është përpjekur ta ndihmojë Skerdin nuk arrin ta kuptojë paradoksin në këtë rast me shtetin francez. Ndërsa ajo shpjegon se ndodhet në vështirësi financiare.

“Në mungesë të punonjësve, po më kushton më shumë se 6000 euro në muaj, nëse situata nuk zhbllokohet shpejt, do të detyrohemi të mbyllemi përgjithmonë” thotë ajo.

Skerdi Agolli thotë se do vetëm që të punojë. “Unë dua vetëm të punoj. S’po i kërkoj asgjë shtetit”, shprehet ai.

Njëra prej shoqatave që merret me të drejtat e punonjësve thekson se “Ndalimi për të punuar tashmë është bërë diçka e zakonshme; njerëzit e gjejnë veten pa para, pa punë dhe, përveç kësaj, pa letra dhe ne shohim shumë prej tyre. Është krejtësisht absurde. Situata është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit.”

Nga ana tjetër, Skderi shton se “Bëj gjithçka që mundem, por më duket sikur na kanë lënë mënjanë. Nëse vërtet nuk funksionon në Francë, do të shkoj diku tjetër. Jam i ri, por më shqetëson shumë për prindërit e mi që luftuan si qentë për të paguar studimet e mia”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat