Shqiptarët e Selanikut sollën në Kosovë ngrohtësinë e atdhedashurisë

Diaspora

Shqiptarët e Selanikut sollën në Kosovë ngrohtësinë e atdhedashurisë

Nga: Mehmet PRISHTINA Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Miqtë e mirë ti sjell Zoti. Me këtë maksimë po i prisja për t’u takuar për të disatën herë me radhë me përfaqëqsuesit e Komunitetit shqiptar në Selanik, të udhëhequr nga shqiptari i shquar Dr. Luan Zyka që profesion të vërtetë ka ngrohtësinë vëllazërore dhe ndërtimin e urave në mes të personaltiteteve e familjeve shqiptare në të gjitha trevat tona etnike.

Çdo vizitë ka bukurinë e vet, por kur vizita vjen në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, atëherë dalin të bekuar të gjitha ata që i kanë pri kësaj vizite. Kështu, besoj, ndodhi edhe me Komunitetin shqiptar të Selanikut, vizita e të cilëve ndodhi në kohën kur po kurorëzohej një vepër madhështore që më kishte ngel peng në formë të në amaneti nga babi im Ferizi, i vrarë në ballafaqim me barbarët serbë në Polac, në prill të 1999-tës. Vëllezërit nga Selaniku sikur kishin ardhë të jenë dëshmitarë të gjallë të shkuarjes në vend të këtij amaneti, sepse një ditë më parë se të takohemi me ta, në Vlorë vendosëm shtatoren e kolosit tonë Hasan Prishtina. Ata u gëzuan shumë, por shprehën edhe keqardhje për mungesën fizike të tyre në aktit e përurimit të shtatores dhe për ta kompenzuar këtë mungesë ata për dy ditë me radhë ishin bashkë, përpos meje edhe me Gazmendin (Blotetinin), Skenderin (Asanin), Atdheun (Prelvukajn), Vetonin (Rracaj).

Në Selanik ndodhet një vatër e madhe shqiptare, tash e organizuar në kuadër të Komunitetit shqiptar, që po udhëhiqet në mënyrë fantastike nga Dr. Luan Zyka….Sa herë që i afrohem kësaj vatre më del përpara figura e Hasan Prishtinës, i cili në Selanik dikur kishte takuar ngrohtësinë e kësaj vatre dhe kishte shpërnda në gjithë hapësirën tonë etnike mesazhin e bashkimit dhe mirëkuptimit brendakombëtar.

Me këtë ngrohtësi edhe ne sot po mbajmë gjallë zjarrin e atdhedashurisë, ku Hasan Prishtina vazhdon të na frymëzojë që të shpërndajmë sa më shumë dritë në tunelet tona të vetbegenisjes.

Faleminderit vëllezër e motra nga Selaniku për respektin e treguar ndaj nesh. Kosova është më e plotë atëherë kur atë e duan të gjithë shqiptarët dhe gjithë këtë dashuri vëllazërore e shumëzojnë me disa tonelata zemrash që rrahin për një qëllim dhe për një ideal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat