Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali/ Ftoi për darkë një vajzë, por më pas ajo e refuzoi të dilte me të. I riu bëhet tapë dhe terrorizon duke qëlluar me armë

Diaspora

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali/ Ftoi për darkë një vajzë, por më pas ajo e refuzoi të dilte me të. I riu bëhet tapë dhe terrorizon duke qëlluar me armë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Një 27 vjeçar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi ka terrorizuar banorët duke qëlluar në ajër. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge me qëllim trafikimi, kur pas kontrolleve në shtëpinë e tij agjentët e policisë gjetën kokainë.

Gjithçka ka nisur kur shqiptari kishte ftuar për darkë një vajzë. Vajza e kishte pranuar ftesën. Pas darkës shqiptari e kishte shoqëruar deri në shtëpi. Më pas ai i kishte telefonuar vajzës duke i kërkuar që të takoheshin sërish në ditët në vijim duke menduar se kishte lënë përshtypje të mirë, por vajza nuk ishte këtij mendimi. Përballë refuzimit, shqiptari ishte dehur dhe kishte nxjerrë armën duke qëlluar kuturu, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por zhurmat ngjallën frikë dhe shqetësim te banorët.

Njëri prej tyre ka telefonuar 112, duke denoncuar gjithçka në polici dhe ka kërkuar ardhjen e një patrulle. Dhe sapo mbërritën në vend, karabinierët e gjetën djalin në makinën e tij të zezë, bashkë me pistoletën.

Hetimet më pas kaluan në vendin ku banonte ky i fundit: në banesën e tij fshiheshin katër doza droge potencialisht të gatshme për shitje ose konsumim. Ai më pas u vendos në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat