Apel i OJQ-ve nga Lugina e Preshevës

Diaspora

Apel i OJQ-ve nga Lugina e Preshevës

Nga: Xhemaledin Salihu Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:55
Xhemaledin Salihu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës duhet të shpallë konkurs për kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport, ku mund të marrin pjesë OJQ-të dhe individët nga Lugina e Presheves në këto konkurse, për shkak se kanë nevojë për mjete shtesë, për t'i përmbushur planet e aktiviteteve dhe veprimtarive të planifikuara për vitin 2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës shpalli një konkurs nëpërmjet E-Kosova, një formë elektronike, në të cilin nuk patën mundësi të konkurojnë shumica e OJQ-ve dhe individëve nga Lugina e Preshevës, andaj kërkojmë që të shpallet edhe një konkurs, ku do të merrnin pjesë dhe ku do t’i mundësohet pjesëmarrja në konkurs edhe OJQ-ve dhe Individëve nga Lugina e Preshevës.

Preshevë, më 22 maj 2022 Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat