Shqiptari kapet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli/ 22-vjeçari dënohet me burg: U kisha borxh njerëzve që më sollën këtu, s’ kisha rrugë tjetër

Diaspora

Shqiptari kapet në ‘shtëpinë e barit’ në Angli/ 22-vjeçari dënohet me burg: U kisha borxh njerëzve që më sollën këtu, s’ kisha rrugë tjetër

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:12
Eridon Hasanpapaj

Gjykata angleze ka dënuar me 1 vit burg një 22-vjeçar shqiptar për kultivim kanabisi. Eridon Hasanpapaj u kap duke rritur bimët e kanabisit të cilat nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën e 50 mijë eurove.

Hasanpapaj është justifikuar para gjykatës se ai kishte marrë borxh personave që e kishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe në këtë mënyrë i është dashur të punojë në kultivimin e drogës për t’u kthyer paratë mbrapsht. Kur policia bastisi ‘shtëpinë e barit’ gjeti dy dhoma gjumi në katin e sipërm të ndërtesës të pajisura me ndriçim, ventilatorë dhe kohëmatës, ndërsa sahati i energjisë elektrike ishte hequr duke e vjedhur energjinë elektrike. Hasanpapaj u gjet i vetëm në banesë gjatë kontrollit të policisë, shkruajnë mediat angleze. 

Atij i janë sekuestruar një portofol dhe një kartë identiteti. Edhe pse ai nuk bëri asnjë koment në polici kur u intervistua, me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, i pandehuri 22-vjeçar, i cili nuk ka pasur dënime të mëparshme, pranoi se prodhonte një drogë të klasit B.

“Ai ishte borxhli ndaj atyre që e sollën në këtë vend dhe atij iu afruan disa persona në Londër, të cilët nuk flisnin shqip. Ata i thanë të hipte në një makinë dhe më pas e dërguan në ndërtesën ku rritej kanabisi. Atij iu dhanë udhëzime se çfarë duhet të bënte kur të mbërrinte në shtëpi. Duke pasur parasysh borxhin ai ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte udhëzimet që i ishin dhënë”, deklaroi avokati i tij. Gjykata nga ana e saj e dënoi 22 vjeçarin shqiptar me 1 vit burg dhe më pas do të dëbohet për në Shqipëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat