37 vjeçarja shqiptare vritet me thikë në Itali

Diaspora

37 vjeçarja shqiptare vritet me thikë në Itali

Më: 25 maj 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një 37 vjeçare shqiptare e ka humbur jetën pasi ishte therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, derisaj ajo priste djalin e saj para shkollës.

Siç raportojnë mediat italiane viktima është Bruna Meuca Hella.

Ajo ishte goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

37 vjeçarja shqiptare banonte pranë shkollës së djalit të saj 10 vjeçar.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.

Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë mjekësia ligjore po punon në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat