Brukseli i gatshëm për eveniment dhe festë të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përvjetor!

Diaspora

Brukseli i gatshëm për eveniment dhe festë të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përvjetor!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 28 maj 2022 Në ora: 13:23
LDK

Në Ditëlindjën e 32-të, të LDK-së në Beneluks, përkatësisht Degës së saj që mbulon Belgjikën, Danimarkën dhe Luksemburgun, në kryeqendrën e politikës europiane (BE-së) dhe asaj të aleancës veriatlantike- NATO-së, n'BRUKSEL, me 29 Maj të këtij viti, zbarkonë artileria e rëndë nga lidershipi i LDK-së nga Republika e Kosovës, në përbërje:

Dr. LUMIR ABDIXHIKU, Kryetar i LDK-së, dhe ekipi politik për Mergatën në përbërje të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës:

ANTON QUNI,

ARMEND ZEMAJ,  

SOKOL HALITI,  Kryetar i Komunës së Vitisë, dhe

SHKUMBIN GASHI, i nominuar si kordinator.

Të ftuar në këtë eveniment të rëndësishëm të Degës së LDK-së për Beneluks, nga ana e Këshillit Organizativ të këtij manifestimi vjetor, përveq anëtarësisë, simpatizantëve dhe votuesve besnik të saj në kuadër të Degës, janë edhe Kryesitë e Degëve të LDK-së në përendim, të cilat dorën në zëmër jo vetëm që  kanë konfirmuar ardhjën në festë dhe n'manifestim, por kanë paralajmëruar Këshillin Organizativ të këtij evenmenti dhe vet Kryetarin e Degës së LDK-së për Beneluks, z. BAHTIR KASTRATI , se kontigjenti i të interesuarave për pjesmarrje nga Degët e LDK-së në përendim është i madh, i jashtëzakonshëm dhe premton një pjesëmarrje masive n'eveniment.

Mobilizimi i anëtarësisë së "fjetur" të LDK-së dhe zgjimi i saj i vrullshëm, konsiston në mësimin dhe leksionin që mori LDK-ja nga debakli zgjedhor i 14 shkurtit 2021, dhe nga çasja e re, kompatibile me kontekstin aktual të strukturave të LDK-së, organeve të saja dhe lidershipit aktual në krye me Kryetarin, Lumir Abdixhiku !

LDK-ja në Beneluks, përkatsisht Dega e saj në krye me lidershipin aktual dhe Kryetarin Bahtir Kastrati, zotohën në një angazhim suplementar në Mergatë dhe në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëguara të filozofisë Rugoviane dhe vizionit të Presidentit historik Rugova, përkatësisht të Atit themeltar të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, në orientimin pro-përendimor dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në strukturat  europërndimore dhe veriatlantike.

Platforma politike e LDK-së, "Lidhja për të ardhmën", pas Konventës së saj programore, parasheh mergatën tonë, alias Deget e LDK-së në Mergatë si aksesore & aksionare  të ideimit dhe realizimit të programin politik të saj, program ky i cili do të projektohet në koherencë & kohezion të plotë me vlerat e saja sublime të ngjizura gjenetikisht në frymën & filozofinë largëpamëse të Atit të shtetit të Kosovës,presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova !

Manifestimi i 29 Majit në Ditëlindjën e 32-të të Degës së LDK-së së Beneluksit në Bruksel, do provoj dhe promovoj katërcipërisht këto vlera autentike dhe identitare  si trashegimi e çmuar dhe kulturë politike-nacionale e LDK-së.

Këshilli Organizativ i Degesë së LDK-së në Beneluks !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat