U gjet e vdekur brenda dhomës së gjumit, arrestohet bashkëshorti i shqiptares në Greqi

Diaspora

U gjet e vdekur brenda dhomës së gjumit, arrestohet bashkëshorti i shqiptares në Greqi

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:10
Ilustrim

Është arrestuar bashkëshorti i 62-vjeçares shqiptare, e cila u gjet ditën e djeshme e vdekur në apartamentin e saj në rrugën Tsopanakou në Gyzi (Geqri).

Sipas medieve greke burri ka pohuar se ka telefonuar fillimisht urgjencën  dhe jo policinë pasi nuk ka pasur dokumentacion të rregullt për të qëndruar në Greqi.

Fillimisht ai ka thënë se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi kishte shumë probleme shëndetësore. Ai pas ambulancës ka njoftuar dhe policinë, për ngjarjen e rëndë, por më pas  pas ia ka mbathur për të shmangur arrestimin.

Trupi i pajetë i shqiptares u  gjet në dhomën e gjumit të shtëpisë me shenja dhune në trup, ndërsa në banesë nuk ka pasur shenja dhunimi.

Sipas dëshmive bashkëshorti i saj ka vrapuar në shtëpinë ngjitur dhe ka kërkuar ndihmë nga një fqinj, i cili ka parë të vdekur 62-vjeçaren, shkruan zougkla.gr.

Fqinjët e çiftit në Gyzi e cilësojnë burrin e viktimës si person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat