Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

Diaspora

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.

Motori me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin e si rrjedhojë doli nga rroga, përplasja ishte aq e fortë sa që shqiptari humbi jetën në vend.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i motorit, shtetas grek është lënduar, teksa mësohet se pasi të dalë nga spitali do të arrestohet pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Shqiptari ndodhej pas shokut të tij, hipur mbi motor, kur befas mjeti u përmbys jashtë rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat