Kjo është 19-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk para dy viteve, dyshohet se po mbahet nga dy burra në…

Diaspora

Kjo është 19-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk para dy viteve, dyshohet se po mbahet nga dy burra në…

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:40
Artemisa Vasilis

Është publikuar edhe fotografija e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasilis e cila është z dukur që nga viti 2020 në Greqi.

E mediat greke gjatë kanë publikuar një letër e cilatronditi vendin. Ajo iu ishte drejtuar familjes së 19-vjeçares, ku thuhej se ajo është në jetë dhe mbahet pa dëshirën e saj nga 2 burra të cilët e zhvendosin herë pas herë.

“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vassilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale. MENJËHERË TË NDASH ÇDO INFORMACION TË PUBLIKUT PASI AKTORËT TË MONITOROHEN DHE JANË NË ALARM”, shkruhet në letrën e dërguar. Po ashtu në këtë letër, personi në fjalë që e ka dërguar tregon koordinata në Koropi nga është zhdukur Artemida.

Gjithashtu është publikuar edhe fotografia e 19-vjeçares me origjinë shqiptare.

Kujtojmë se së fundmi ajo u pa 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më. Duke iu referuar gjithmonë raportimeve greke nga burimet e tyre, ajo atë ditë është parë nga dëshmitarët rrugëve në një gjendje mjaft të rëndë fizike e psiqike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat