Lihet në burg shqiptari/ U kap duke transportuar paratë e drogës në Britani, si përdorte emrat bullgarë dhe italianë

Diaspora

Lihet në burg shqiptari/ U kap duke transportuar paratë e drogës në Britani, si përdorte emrat bullgarë dhe italianë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një emigrant shqiptar është vendosur në pranga dhe është burgosur në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Shqiptari i cili përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai është identifikuar si Artenis Tërshalla, ndërsa u ndalua teksa po udhëtonte në veri të Anglisë dhe me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë  në të cilën u gjetën edhe mbetjet e një ngarkese kanabisi në bagazh.

Tërshalla u justifikua para policisë dhe gjykatës se ai e kishte marrë makinën me qira, ndërkohë që u konstatua se ai përdorte tre emra të ndryshëm, një italian, një bullgar dhe atë shqiptar, derisa u verifikua se shtetësia e tij ishte ajo shqiptare, shkruajnë mediat britanike. 

Tërshalla kishte hyrë në Britaninë e Madhe dy vitet e fundit, ku kishte krijuar edhe një llogari bankare duke përdorur identitetin italian, përmes së cilës kishte gjeneruar 12 mijë paund në më pak se një vit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat