“Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”/ Polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit, nisin hetimet ndaj tij

Diaspora

“Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”/ Polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit, nisin hetimet ndaj tij

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët; Shko, ktheu në atë vendin tuaj të derrave.

Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri. Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes. Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste. Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, pro mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Në këtë periudhë shqiptari është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar për në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane. 

Objekt i hetimit është janë dhe akuzat e shqiptarit ku sipas raportimeve në media ai  ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

Përplasja mes policit gjerman dhe shqiptarit:

Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.

Shqiptari: Jo, jo, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.

Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehu në vendin tuaj të derrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat