Një grup shqiptarësh përleshen me njëri-tjetrin në aeroport, dëshmitari: Njëri prej tyre ra në tokë, tjetri e godiste me grushte

Diaspora

Një grup shqiptarësh përleshen me njëri-tjetrin në aeroport, dëshmitari: Njëri prej tyre ra në tokë, tjetri e godiste me grushte

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv.

Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat