Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin e Peruggia-s, 8 të arrestuar

Diaspora

Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin e Peruggia-s, 8 të arrestuar

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës në aeroportin e Peruggias.

Sipas agjencisë së lajmeve "Ansa", akterë kryesorë kanë qenë shqiptarët që ishin duke pritur aeroplanin e linjës Peruggia - Tiranë.

Tutje thuhet se tetë persona janë arrestuar, kurse dy prej tyre janë denoncuar, për të kaluar në procedurë.

Gjithashtu mësohet se të përfshirët janë takuar në një pikë me një grup tjetër shqiptarësh që kanë qenë në pritje për "check-in". 

Nga një fjalosje verbale mes tyre, situata ka eskaluar shumë shpejtë në dhunë brutale.

Në një moment edhe forcat policore në aeroport u dukën të pafuqishme për t'i neutralizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat