Arrestohen disa shqiptarë si të dyshuar për plaçkitje në vilën e Ronaldos

Diaspora

Arrestohen disa shqiptarë si të dyshuar për plaçkitje në vilën e Ronaldos

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:11
Ronaldo

Gjatë të dielës që lëmë pas u evidentua një rast i vjedhjes në vilën e Ronaldos në Ibiza.

Vila në fjalë iu ishte dhënë me qera mesfushorit italian të PSG, Marco Verratti. Ky i fundit aty kishte vendosur që të pushonte. Mirëpo, plaçkitësit që hynë ia vodhën Verrattit plot 3 milionë euro kesh. 

Mediumi spanjoll Diario raporton se policia spanjolle ka arrestuar dy persona në portin e Denia dhe katër të tjerë në Malaga që i takonin gjithmonë të njëjtit grup.

Grupi kriminal është i përbërë nga një bandë me shqiptarë dhe spanjollë, të cilët janë të njohur për disa vepra penale në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat