Në Nyon jehoi kënga dhe vallja shqipe – Festa, që bashkoi shqiptarë, zviceranë dhe të tjerë

Diaspora

Në Nyon jehoi kënga dhe vallja shqipe – Festa, që bashkoi shqiptarë, zviceranë dhe të tjerë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:43

Nën organizmin e shkollës së Nyon-it në bashkëpunim me komunën e këtij qyteti gjatë vikendit të fundit u mbajt Festa e 17-të interkulutore (17-e Fete Interculutrelle 2022 de Nyon) ku për disa orë u prezantuan grupe e shoqëri muzikore të komuniteteve të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet piktoresk buzë liqenit Le Lac de Leman, njofton gazeta zvicerane.

Nyon ishte qyteti që bashkoi nxënëset, kulturat, traditat dhe muzikën e komuniteteve të ndryshme. Pos zviceranëve, në këtë ngjarje festive e kulturore morën pjesë edhe shkolla shqipe në Nyon, të cilët festuan dhe i kënduan bashkërisht këngë e valle, më të bukurat për Kosovën dhe Shqipërinë tonë!

Arbëria Vranovci, mësuese edhe aktiviste e dalluar në këto anë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka thënë: “Se në këtë festival të muzikës që këtu njihet si Festë ndërkulturore, nxënësit tanë shqiptarë shkëlqyen me prezantimet e tyre para publikut zviceran dhe të huaj.”

Ashtu dhe vallëzimet e bukura joshën publikun, të luajtura nga valltarët tanë siç është nxënësi i shkëlqyer Leart Smajli bashkë me vajzën bukuroshe Ema Bilalli! Kurse kënga e preferuar ishte nga zëri i bukur i vajzës Rajana Smajli ku bashkë me të të gjithë ja thanë këngës së dashur “Xhamadani vija vija …”

Vallja dhe zëri i vogëlushes Aria Vranovci me këngën “Ty Kosovë sa fort të dua!...” mahniti publikun duke e lënë gojëhapur!

Në përgatitjen e mrekullueshme të mësueses Arberie Vranovci, e cila bashkë me kolegen e saj kishin dhe një pik vallëzimi! Nuk thuhet kot «të jesh mësues duhet të jesh edhe aktore edhe valltare dhe mbi të gjitha të jeshë i gjithanshëm...”

Këtu do veçuar Amelia Rrahmanin një nxënëse e dalluar. Festës i dha freski zëri i saj i bukur dhe vallëzimi i saj i shkëlqyeshëm.

Si çdo herë shoqata shqiptare në Nyon me Fadil Ademi si gjithnjë ishin prezent me një përgatitje të shkëlqyer me gatimet, specialitetet tona kombëtare… ku një falënderim të veçantë e meriton Kadri Mustafa për kontributin, i cili gjithmonë ka qenë afër nxënëseve të shkollës shqipe!

Aty, në qendër të qytetit u shfaq vërtet një spektakël me shumë emocione të bukura për vendin ku ne kemi shumë mallë dhe dashuri… të gjithë nxënësit me veshje kombëtare të shoqëruar me flamuj kombëtar dhe të Kosovës ku krenaria për vendin e origjinës shihej me shumë mall në sytë e tyre! Ne u krenuam për sukseset e tyre dhe nuk dyshojmë që gjuha shqipe të jetë trashëgohen në shumë breza! Vërtet, krenar me ju me shkollën ku ju e mësoni dhe e flisnin aq bukur gjuhen shqipe!

Gjithashtu aty vërehet edhe puna e palodhshme e drejtorit të shkollës Kosove Avdiu, i cili mundohej që në çdo kusht të ishte në shërbim të shkollës… Puna e përkryer e prindërve ishte njashtu mjaft aktive ku aty shihej në sytë e tyre krenaria dhe gëzimi bashkë me vullnetin e tyre për fëmijët e tyre, nxënësit e kësaj shkolle!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat