Kush është Armando Lamaj/ 46-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi

Diaspora

Kush është Armando Lamaj/ 46-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 07:17
Armando Lamaj

Armando Lamaj, 46-vjeçari i cili mbeti i vrarë në Greqi dy ditë më parë, është një person i njohur për drejtësinë në shtetin fqinj.

Mësohet se Lamaj është arrestuar 6 herë që prej vitit 2012 për vepra të ndryshme penale.

Në 2012-ën, 46-vjeçari u prangos për pastrim parash. Në vitin 2015, ai është proceduar penalisht për tentativë vjedhje.

Vetëm një vit më vonë, Lamaj u arrestuar pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi kriminal për vjedhje. Në 2019-ën, ai prangos për disa vjedhje, ndërsa një vit më vonë, më 31 maj 2020 ai u kap me një pistoletë tip TT.

Ndërkohë në vitet 2021-2022, ai është prangosur për trafik kokaine. Në 2022-shin, Lamaj u arrestua sëbashku me Andon Tefin, i cili gjithashtu mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme gjatë përplasjes me armë zjarri në Greqi.

Ajo që vihet re, është se 46-vjeçari është arrestuar disa herë brenda një harku kohor shumë të shkurtër, çka bën të kuptosh se ka dalë nga burgu, ose nuk është dënuar, një informacion që ende mbetet i pakonfirmuar.

Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë mbrëmjen e djeshme, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri. Dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të vdekur mbetën tre shqiptarët Andon Tefi 48 vjeç, Armando Lamaj 46 vjeç dhe një 23 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat